Informacion rreth kontrollorit
Kjo deklaratë (“Deklarata e privatësisë”) ju jep informacion lidhur me grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale.
Punëdhënësi juaj (në emër të tij, të kompanisë mëmë ose një filiali të tij, i referuar secili si “Punëdhënësi”) është përgjegjës për këtë nismë. Humu Inc (“Humu”) është një ofrues shërbimesh si palë e tretë, i cili vepron në emrin e punëdhënësit tuaj. Punëdhënësi juaj kontrollon të dhënat personale që ndahen me Humu dhe mënyrën se si grumbullohen dhe përpunohen këto të dhëna si pjesë e projekti të anketës së Humu. Humu nuk i shet të dhënat tuaja.
Mbledhja dhe përdorimi i informacioneve personale
Humu është një shërbim që ka si synim të vlerësojë disa karakteristika të caktuara të forcës punëtore, si lumturinë dhe ndryshimin e sjelljes mbështetëse brenda forcës punëtore të punëdhënësit tuaj. Për të filluar shërbimin e Humu, punëdhënësi juaj ndan me Humu disa informacione të caktuara nga databaza e tij e brendshme e burimeve njerëzore të tilla si: emri, adresa e email-it tuaj dhe pozicioni juaj tek punëdhënësi.
Dhënia e përgjigjeve për anketat e Humu është krejtësisht vullnetare. Nëse zgjidhni të përgjigjeni, Humu do t’i përpunojë informacionet tuaja dhe përgjigjet e dhëna në anketë për qëllimet e mëposhtme:
Pjesëmarrja në shërbimin Humu është plotësisht në dëshirën tuaj. Nëse zgjidhni të mos merrni pjesë, kjo do të thotë se informacionet tuaja nuk do të merren dhe nuk do të përdoren për qëllimet e mësipërme; ju do të humbni mundësinë për të dhënë opinionet tuaja.
Deri në shkallën që ju keni pranuar shërbimin Humu, punëdhënësi juaj mund të mbështetet te aprovimi juaj i qartë për të përpunuar të dhënat e studimit sipas kësaj deklarate privatësie. Ju mund ta tërhiqni këtë aprovim në çfarëdo kohe në një datë të mëvonshme duke kontaktuar privacy@humu.com.
Punëdhënësi juaj nuk duhet të jetë në gjendje ta lidhë një përgjigje të caktuar me personin që e ka dhënë atë përgjigje, përveç rasteve kur ju thuhet shprehimisht ndryshe para se ta jepni përgjigjen.
Marrësit e informacioneve personale
Aksesi në të dhënat tuaja personale që përpunohen nga Humu lejohet vetëm për:
Përveç rasteve kur ju thuhet ndryshe shprehimisht para se të jepni përgjigjet tuaja, përgjigjet në anketë janë të anonimizuara dhe menaxheri i linjës, si edhe personeli tjetër i punëdhënësit, nuk do të kenë akses në ato përgjigje individuale. Vetëm të dhënat e përmbledhura do t’i paraqiten punëdhënësit, në një mënyrë të tillë që asnjë përgjigje të mos jetë e gjurmueshme te një individ.
Punëdhënësi juaj dhe Humu ushtron gjithashtu të drejtën t’i zbulojë informacionet tuaja personale siç kërkohet me ligj, ose kur zbulimi është i nevojshëm për të mbrojtur të drejtat tona dhe/ose për t’iu përmbajtur procedimeve gjyqësore, urdhrave të gjykatës, kërkesave nga një rregullator ose çfarëdo procesi tjetër ligjor që i jepet punëdhënësit tuaj. Në rast se punëdhënësi juaj ose Humu është subjekt i një konfiskimi, shpronësimi ose blerjeje, ata mund t’ia zbulojnë informacionet personale të punonjësve pronarit të ri të biznesit.
Informacionet e trafikut në sit, cookies dhe të dhënat e regjistrit
Humu përdor disa cookies të caktuara. Ato i japin mundësi sitit që të ndjekë lëvizjet tuaja nga faqja në faqe brenda sitit në mënyrë që të mos pyeteni për të njëjtat informacione që i keni dhënë tashmë, në mënyrë që të mos jetë nevoja t’i verifikoni përsëri shumë herë me radhë, dhe për performancë të sigurt, të besueshme dhe të qëndrueshme të sitit.
Humu merr informacion kur ju vizitoni faqen e internetit të Humu ose kur përdorni shërbimet e Humu, të cilat janë quajtur “të dhëna të regjistrit” edhe nëse nuk e keni krijuar një llogari. Në këto të dhëna regjistri përfshihen informacione të tilla si, adresa IP, lloji i browser-it, sistemi operativ, faqja referuese e internetit, faqet e vizituara, vendndodhja, rrjeti celular, informacionet e pajisjes (si pajisja dhe ID-të e aplikacionit), fjalët e kërkimit dhe informacionet e cookies. Ne marrim gjithashtu të dhënat e regjistrit kur ju klikoni, shikoni ose bashkëveproni me linqet në shërbimet tona. Ne përdorim të dhënat e regjistrit për të operuar shërbimet tona dhe për të siguruar performancë të sigurt, të besueshme dhe të qëndrueshme të tyre. Për shembull, ne i përdorim të dhënat e regjistrit për të mbrojtur sigurinë e llogarisë për përdoruesit tanë të regjistruar.
Transferimi i informacioneve personale jashtë vendit ose rajonit tuaj
Shërbimet e Humu janë në dispozicion në gjithë botën, dhe serverët tanë mund të ndodhen jashtë rajonit tuaj. Humu e ka bazën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto raste, të dhënat tuaja personale do të mbeten gjithmonë të mbrojtura nga rregullat dhe politikat e korporatës së punëdhënësit, të cilat sigurojnë një nivel të përshtatshëm për mbrojtjen e të dhënave. Punëdhënësi juaj ka siguruar që ky transferim të jetë subjekt i masave të përshtatshme mbrojtëse, për shembull, duke caktuar klauzola standarde për mbrojtjen e të dhënave, të cilat janë adoptuar nga Komisioni Evropian.
Periudha e ruajtjes
Përgjigjet tuaja për Humu, si edhe çdo informacion personal përkatës që mbahet nga shërbimi i Humu, do të fshihet ose përmblidhet në mënyrë të tillë që të mos ju identifikojë më juve pas një periudhe prej jo më shumë se dymbëdhjetë (12) muajsh pas mbylljes së kontratës së punëdhënësit tuaj me Humu, përveç nëse ju kërkoni që ato të fshihen më përpara.
Të drejtat e aksesit, korrigjimit dhe fshirjes
Sipas rregulloreve tona të brendshme, ju mund të na kërkoni që t’ju japim akses në të dhënat personale që Humu përpunon rreth jush. Gjithashtu, ju keni të drejtën të kërkoni që të dhënat personale të paplota ose të pasakta, të cilat lidhen me ju, të korrigjohen, ose që të dhënat tuaja të fshihen komplet nga shërbimi i Humu. Humu do t’u përgjigjet këtyre kërkesave pasi të konsultohet me punëdhënësin tuaj. Nëse doni të ushtroni ndonjë nga të drejtat e mësipërme lidhur me informacionet tuaja personale, ju lutemi kontaktoni privacy@humu.com.
Nëse ndodheni në një vend me autoritet kombëtar ose rajonal për mbrojtjen e të dhënave, ju keni gjithashtu të drejtën të paraqitni ankesë para autoritetit supervizor për mbrojtjen e të dhënave. Nëse punëdhënësi juaj ka një mekanizëm për zgjidhjen e ankesave të miratuar nga BE sipas Rregullave të Detyrueshme të Korporatës, duhet të konsultoheni me to.
Ne e rishikojmë rregullisht deklaratën për privatësinë dhe mund ta modifikojmë herë pas here. Kjo deklaratë privatësie është përditësuar për herë të fundit në prill 2020.
Oficeri për mbrojtjen e të dhënave
Oficerja për mbrojtjen e të dhënave, Leah Wilson, është përgjegjëse për implementimin e saktë të kësaj rregulloreje privatësie. Mund t’i dërgoni pyetjet ose shqetësimet që keni lidhur me praktikat tona për privatësinë në privacy@humu.com, ose me postë në:
Privacy at Humu
Humu, Inc.
100 View St.
Mountain View, CA 94041